Sabiani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP. Këngëtari la shtëpinë pas 10 ditësh. Ai nuk e priti aspak keq këtë vendim dhe doli i buzëqeshur.
Pasi takoi banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund përqafoi dhe puthi në ballë Kristin. Pas daljes, këngëtari e ka cilësuar këtë moment si kujtimin më të bukur.
“Kujtimi më i bukur është kur përqafova Kristin tani në fund sepse e përqafova vërtet me dashuri”, ka thënë ai në studio.
Kujtojmë se Sabiani ishte kundër lidhjes së Kristit me të bijën, por gjatë qëndrimit në shtëpi ai ndryshoi mendim.