Greqia do të mbajë të mby llur kufijtë për vendet fqinje deri më 14 dhjetor. Masa vlen për kufijtë ajrorë, tokësorë dhe detar.
Vala e dytë e koronavirusit vazhdon me intensitet, kryesisht në Greqinë Veriore, duke shkaktuar shqetësim për epidemiologët dhe qeverinë.
Ekziston f rika se një relaksim i masave mund të çojë në shpë rthime të reja edhe në zonat që aktualisht janë në gjendje të mirë. Sipas zyrtarëve të qeverisë në këtë moment të gjithë skenarët janë në tryezë dhe vëmendja e të gjithëve është e përqendruar në përpjekjen për të përmbajtur pandeminë.