Lajme

Kriza e energjisë, vendoset temperatura për ngrohje: Nga ora 8:00 -16:00 të jetë 19 gradë

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artana Rizvanolli, ka prezantuar 20 masat e Komitetit tektnik emergjent për kursimin e rrymës në sektorin publik.

Rizvanolli tha se do të fillohet me sektorin publik për të vazhduar pastaj me sektorin privat.

“Kriza energjetike që ka përfshirë Evropën e ka prekur edhe Kosovën. Duke marrë parasysh këtë ne kemi shpallur masat emergjente në kufizim të energjisë që është miratuar në Kuvend. Komiteti teknik emergjent i ka ofruar rekomandime qeverisë dhe ministrisë së Ekonomisë. Do të fillojmë me masa në sektorin publik dhe institucionet publike për tejkalimin e krizës sidomos gjatë stinës së dimrit e më pastaj edhe në sektorin privat”, tha Rizvanolli.

Disa nga masat janë edhe ndërrimi i poçave elektrikë, gjatë orarit standard të punës temperatura e hapësirave të mos jetë më e lartë se 19 gradë celsius.

“Të gjitha masat në vijim kanë të bëjnë me kursimin e energjisë në sektorin publik. Të zëvendësohen poçat standard me poça led në institucione publike, të ndalohet ngrohja në zyre apo objekte ku nuk ka prezencë fizike, të ndalohet përdorimi i bojlerëve përveç në institucione si spitali dhe entitete tjera ku uji i ngrohtë është i domosdoshëm, të ndalet pajisjen elektrike përfshirë ato të Teknelogjisë Informative në rastet kur nuk do të përdoren për periudhën më të gjatë se 10 minuta, të ndalohet përdorimi i klimave përveç rasteve kur nuk ka alternativa tjera për ngrohje, ndalohet përdorimi i ngrohëseve me energji elektrike, të mos përdoret ndriqim gjatë periudhës kur ka dritë natyrore, të ndalen të gjitha reklamat që shfrytëzojnë energjinë elektrike, të ndalet ndriqimi dekorativ në të gjitha objektet, të ndalet të gjithë ndriqimi që s’është i domosdoshëm për siguri fizike të objektit gjatë natës, të sigurohet që gjatë orarit të punës 08:00-16:00 temperatura për ngrohjen e hapësirave të jetë jo më e lartë se 19 gradë celsius, të sigurohet që pas orës 16:00 deri në 07:00 në mëngjes temperatura të zbritet në minimum ku ngrohja bëhet me energji elektrike, të sigurohet që të gjitha dritaret e objektit të jenë të mbyllura”, tha ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top