Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka humbur një person të rrethit familjar nga koronavirusi. Lajmin e hidhur e jep vetë kryebashkiaku, i cili thekson se ka ndërruar jetë kushëriri i tij, Mark Gjoka.
Në mesazhin e tij, Ndreu thekson se kushëriri i ndjerë e ka impresionuar gjithë jetën me burrërinë, besnikërinë, përkushtimin, dashamirësinë dhe gjithçka tjetër
“Te qofte dheu i lehte Mark Gjoka ! Kusheriri im qe me ka impresionu gjithe jeten me burrnine, besnikerine, perkushtinin, dashamiresine dhe gjithcka pashe te ti ! Burre i rralle qe misheronte me te miren e shtepise se madhe te “Jakajve” ! Modeli i burrit qe eshte veshtire ti ngjash ! Jam i pikelluar pafund per ikjen tende, pas luftes se gjate me mortajen Covid ! Do na mungosh, por prehu i qete se na ke lene vlera burri qe sna le te harrojme!”, shkruan Ndreu.