Lajme

Kryeministri i Britanisë së Madhe e thotë hapur: Putin është bërë njësoj si Millosheviç

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një intervistë për prestigjiozen “El Pais”, është pyetur për fjalimin e tij në Parlamentin britanik ku e ka krahasuar Vladimir Putinin me Sllobodan Millosheviqin.

Johnson thotë se ai beson që është një analogji tepër e ngusht në mes të sjelljeve aktuale të Vladimir Putinit me ato që Sllobodan Millosheviq kishte bërë në vitet e fundit.

“Është shumë interesante që të dy liderët kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy autokratë që synonin rritjen, që kërkonin të forcojnë pozicionin e tyre të brendshëm, dhe gjetën një kauzë të madhe nac ionaliste”, ka thënë kryeministri Johnson.

Johnson thotë se Sllobodan Millosheviq kishte tentuar të bindte serbët se Fushë Kosova është vendi ku “nacionalizmi dhe kombi serb kishte lindur”, dhe thotë se kishte tentuar t’i inspironte serbët me idenë e gabuar” që ai vend “duhej çliruar dhe shpëtuar”.

MË TË LEXUARAT

To Top