Lajme

Kryeministri Rama reagon për Tiren që u hoq si infemriere dhe i mori 8 milionë vajzës së pacientes me Covid-19: Nëse dini të tjera na i thoni





Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qendrën e re Shëndetësore Nr.1 në Tiranë ka komentuar rastin e skandalit te sanitares Tire Alldervishi, e cila u la në b u rg ditën e sotme.

Ai ka falënderuar punën e gazetarëve in vesti gat ivë të cilët zbuluan rastin, ku sanitarja i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje me COVID duke u shtirur si infermiere. Rama tha se kjo është një këmbanë alarmi që qytetarët të mos ndjekin rrugë të tilla veprimi, por të besojnë në masat e marra dhe kujdesin nga qeveria.

“Më vjen keq nga historia e sanitares sepse përbalt figurën e mjekëve dhe infermierëve. E gjitha që më ka ngrohur është puna e bërë nga gazetarët investigativë sepse kanë nxjerrë në pah një llum tejet të papërtypshëm dhe nuk kanë provuar përkundrazi me gjithë investigimin e tyre nuk ka rezultuar që ky të ishte një zinxhir. Një kembanë alarmi që njerëzit të mos ndjekin rrugë të tilla. Ne e dimë vetë që nuk ka pyll pa derra dhe të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë edhe mjekë. Juve jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm që nuk keni lënë njeri rrugëve sado që kjo flamë nuk pyet për asgjë.”

Skandali me sanitaren në Covid2, reagon Prokuroria e Tiranës: Hetim nëse është rast sporadik apo skemë përfitimi nga personeli - E-TJERA





MË TË LEXUARAT

To Top