Rozë

”Ku është varësja ime?”/ Donaldi i kërkon llogari publikisht Bora Zemanit

Një vit më parë, Bora dhe Donaldi bëjnë bujë me historinë e tyre të dashurisë. Më 6 tetor, ata festuan 3-vjetorin e lidhjes dhe aktori nga shtëpia e “Big Brother VIP” vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit.

Sapo e mori varësen, Bora e tregoi për publikun dhe nuk e hoqi më nga qafa derisa Donaldi u lidh me Beatrixën.

Mirëpo, sot, që çifti u rikthyen sërish bashkë, aktori ka postuar një foto të Zemanit në Instastory dhe e pyet: ”Ku është kjo?”, referuar varëses.

Por përgjigja e moderatores nuk vonoi. “Nuk ta jap, kot interesohesh”, shkruan ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top