Leximi

Ku po shkon bota? Gratë në Angli po harxhojnë gati miliona para për të qenë të virgjëra sërish

Një trend i pazakontë po përhapet me shpejtësi në botë. Shumë çifte po i anashkalojnë dhuratat tradicionale për një gjë që as nuk jua pret mendja.

Për shembull, të paguajnë një mjek për të rikrijuar hime nin (cipa që ndodhet në hapjen e jashtme të mi trës), apo të vendosnin një hi men artificial. Po, e lexuat tamam.Kjo bëhet për t’iu dhuruar partnerëve përvojën e të qenurit e vi rgjër.

Duket e habitshme, por realisht po ndodh në disa vende perëndimore dhe lindore. Gjesti i rikrijimit të himenit është një shembull shqetësues që përmbush interesat e bizneseve, por edhe të njerëzve që besojnë tek idetë e vjetra.

Fiksimi i disa njerëzve me këtë pjesë të vogël të trupit të vajzave, e cila në fakt nuk ka asnjë funksion të njohur biologjik, rrjedh nga fakti se duan ta kenë partneren të paprekur.Virgjëria në vetvete nuk ka asnjë kuptim të vërtetë mjekësor apo shkencor. Gjithsesi, ideja e him enit është kaq bindëse, saqë është shfaqur si një treg fitimprurës, raporton “Sunday Times”.

Mjekët janë kritikuar për ofrimin e një ndërhyrje të tillë, por ata po shfrytëzojnë faktin se disa vajza janë nën trysni për t’u qe pur para martesë. Kjo ndërhyrje kushton nga 1000 deri në 3000 paundë në Angli.

MË TË LEXUARAT

To Top