Një përdoruese e Tik Tok ka mbetur e shokuar kur ka mësuar jetën e dyfishtë të partnerit. Ajo kërkoi rastësisht në internet emrin dhe mbiemrin e partnerit dhe mësoi të gjithë të vërtetën. Ajo kuptoi se i dashuri i saj, kishte një djalë dhe fëmija ishte sjellë në jetë gjatë viteve të lidhjes së tyre.
“Isha mërzitur duke qëndruar në shtëpi e vetmuar, vendosur ta shtyp emrin dhe gjeta një regjistër të foshnjave që kanë lindur në janar të këtij viti – ai ishte regjistruar si baba”, ka shpjeguar kjo vajzë.
Priscill dhe tashmë ish-partneri ishin në pushime, kështu një ditë humbi telefonin dhe portofolin, e kur diskutuan për atë se si të mbajnë kontakte kur të kthehen, ai i kishte thënë se nuk duhet të brengoset se do të blejë një telefon të ri.
“Kaluan disa ditë që kur jemi kthyer nga pushimet, e ai as që më ka telefonuar – mendova se do ta gjej disi në internet”, ka vazhduar Priscill historinë e saj.