Lana Michaels, nënë e dy fëmijëve i ka çuditur të gjithë me rrëfimin e saj. Sipas “The Sun”, ish-mësuesja thotë se ushqen me gji të fejuarin e saj, pas rritjes së dy fëmijëve.
Ajo ka një djalë 11 vjeç dhe një vajzë 7 vjeç. Çifti thotë se kjo është një ndër metodat më të shkëlqyera të joshjes para kryerjes së marrëdhënies.
Ushqyerja me gji sipas tyre, krijon “energji fizike” pozitive për ndërtimin e marrëdhënies. 18 muaj pasi eksperimentoi për herë të parë me këtë proces, Lana, e cila u takua me partnerin në 2019-ën përmes një aplikacioni takimesh online, zbulon se është shumë e lidhur me të dhe kurrë nuk do të heqë dorë prej tij.
“Më mungonte shumë procesi i ushqyerjes me gji. Djali ka pirë qumësht për tetë muaj, ndërsa vajza për dy vjet. Nuk dua të kem një fëmijë tjetër dhe ata që kam janë shumë të mëdhenj tani për t’i ushqyer me gji. Prandaj më pëlqeu ideja e të ushqyerit me gji të Shawn. Ne kemi një marrëdhënie të hapur dhe të dyve na pëlqen të provojmë gjëra të ndryshme. Po thithja një grua tjetër kur fillova të ndiej qumësht në gojën time”, tha ajo.