Rozë

Kudo po flitet për të, Ronela Hajati: Paskeni qenë të kalbur në shpirt edhe në mendje

Ronela Hajati është lodhur nga opinionistët dhe personat që po vazhdojnë ta komentojnë dhe nuk ngurron t’i quajë edhe ‘të kalbur’.

Ndonëse “Eurovision” ka përfunduar, diskutimet rreth performancës së saj vijojnë. Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative.

Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në Instagram. Këngëtarja nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por shkruan: “Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Tu rp!”

MË TË LEXUARAT

To Top