Në Për’puthen ka pasur debate të forta, kësaj here mes vajzave. Bëhet fjalë për motrat, Rrushe dhe Laureta Zyba, të cila debatuan me Alesjan. Debati nisi nga Alesja, ku shkak u bë prishja e miqësisë së saj më Rrushen, ndërsa më tej u përfshi edhe Laureta.
Debati agravoi në të bërtitura dhe me akuza të forta mes vajzave. “Laureta je manipuluese. Je aq e poshtër dhe manipulon çdo gjë. Ndoshta ti je mësuar me ligjin por unë nuk kam pasur të bëj me ligjin”, u shpreh Alesja e nervozuar.
“Kujdes çfarë flet. Unë me ligjin nuk jam mësuar. Je shumë e vogël për të thënë mashtruese. Të jetë hera e fundit që e thua. Se pastaj të tregoj sa mashtruese jam, sa djallëzore jam. Kujdes si flet”, iu përgjigj Laureta.
Më tej Alesja pati një tjetë diskutim me Rrushen, sërish “molla e sherrit” mes tyre ishte Astriti.
Debati:
Alesja: Ai në takim me Alesjan, Alesja e zhgënjeu, palidhje.
Rrushja: Me ka zhgënjyer smë pëlqen mua kaq. Përderisa erdhi dhe më kërkoi falje s’kishe çafrë të bëj tjetër.
Alesja: Jo, unë e pashë çfarë personi kisha përballë. Arrita ta njoh.
Rrushja: Mbase nuk ka më pëlqim ndaj teje.
Alesja: Nuk ka pasur pëlqim ndaj meje.
Rrushja: Edhe ke ende, prandaj agravon kaq shumë