Deputeti i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka qenë aktiv në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, pasi nuk ka hezituar të lëshojë deklaratat e tij karakteristike.
Gjuzi u shpreh se kryeministri grek “Macja e Taqos”, duhet të heqë dorë nga pretendimet e tij në detin Jon, sepse në të kundërt konservatorët do të shkaktojnë trazira të shumta nëse ai vjen në Shqipëri.
Gjuzi tha:
Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Micotaqis i riu. Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai. Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri. Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë in cidente e tra zira.