Armina Mevlani publikoi dje në InstaStory një foto nga fëmijëria krah Bieta Sulos, duke mos treguar asgjë më shumë, duke ngacmuar kureshtjen e ndjekësve. Moderatorja e “Ftesë në 5”, e ripublikoi foton duke shtuar se këto ishin kujtime të hershme familjare.Këtë nuk e dinim, Armina Mevlani dhe Bieta Sulo paskan lidhje familjare mes tyreKaq mjaftoi që të lindë pyetja se çfarë i lidh bashkë familjarisht, Arminën dhe Bietën? Burime për Revistën Who bëjnë me dije se tezja e Arminës është nusja e xhaxhait të Bietës.
Kështu mbledhjet familjare kur kanë qenë të vogla kanë qenë të shpeshta dhe Armina me Bietën e kalonin kohën gjithmonë bashkë. Këtë lidhje deri më dje asnjë nga vajzat nuk e kishte zbuluar, megjithatë një foto e vjetër ngacmoi kureshtjen tonë për të ditur pak më shumë.Armina Mevlani është shumë aktive kohët e fundit në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet që i janë drejtuar nga fansat kanë qenë nga më të ndryshmet.
Një ndjekës e pyeti moderatoren nëse e frikëson ndjenja e të qenit e vetmuar: “Ndjehesh ndonjëherë e vetmuar, dhe të frikson kjo gjë? Armina u përgjigj se i pëlqen edhe vetmia, duke shtuar se nuk e ka frikë pasi jep dhe merr shumë dashuri.“Ku do të zgjidhje të jetoje mes Parisit, Milanos, Londrës dhe Neë York-ut?”, shkruan një tjetër ndjekës. “Milano është shtëpia ime e dytë duke qenë se po punoj me disa projekte atje. Por nëse do të zgjidhja, unë gjithmonë e kam dashuruar Neë York-un”, u përgjigj moderatorja.