Rozë

Kujtohet si ‘Ponja e Portokallisë’, aktorja: Ika në Francë se humba mamin dhe askush nuk u dènua

Ervina Kotolloshi, e njohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris.

Ponja e Portokallisë është rikthyer, ja ku mund ta shikoni…

Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.

Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria.

Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur hμmbi mamanë e saj pas një αksidenti trαgjik që pësoi.

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aks ident rrugor dhe personi që e aksi dentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alko ol. Mamaja ka vuαjtur dy muaj në spίtal para se të ndërronte jetë.

Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.

MË TË LEXUARAT

To Top