Ditën e sotme pranë shtëpisë së “Big Brother VIP” është zhvilluar një protestë në mbështetje të këngëtarit Luiz Ejli, pasi sipas komenteve në rrjete sociale ata mendojnë që Luizi është vërtetë i sëmurë.
Protesta e zhvilluar në mbështetje të Luizit ka bërë bashkë një numër të konsiderueshëm njerëzish dhe shumë të tjerë të cilët nuk kanë marrë pjesë në protestë e kanë konsideruar absurd këtë veprim, siç është edhe kunati i Amos Zaharia-s, princ Leka.
Përmes një postimi, ai ka shkruar “Nuk ka mundësi” dhe e ka shoqëruar postimin e tij me një emoji shqetësues me duar në kokë.
Princ Leka e ka sqaruar më parë se nuk e ndjek BBVA, por, partnerja e tij Elia Zaharia e informon nëse ndodh ndonjë gjë.
Kujtojmë se vëllai i Elias, aktor Amos Zaharia, pra rrjedhimisht kunati i Princ Lekës është banor në shtëpinë e Big Brother Vip 2.