Leximi

“Kunati rr ihte motrën time në dhomën ngjitur, i përgjërohesha por ai…”

Një vajzë 23-vjeçare me origjinë nga Kuksi është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të rrëfyer historinë e saj të jetës, vështirësitë që është përballur dhe përjetimet në një martesë të dështuar. Fetije ka treguar se ajo dhe motra ishin martuar me dy vëllezër. Ata ishin të dy të dh unshëm dhe ushtronin dh unë fiz ike tek të dyja. Sipas 23-vjeçares, gjëja më e dhimbshme është momenti kur dëgjonte motrën të rr ihej nga bashkëshorti në dhomën tjetër dhe të mos bënte dot asgjë.

Ardit Gjebrea: Motra nuk fliste me bashkëshortin që t’i thoshte diçka të vëllait?

Fetije: Çfarë t’i thoshte bashkëshortit, kur ai e rr ihte motrën time shumë. Të rrish në një dhomë dhe në dhomën ngjitur të rr ihet motra jote dhe të ndihesh e pafuqishme dhe që të shkosh ta mbrosh. E kam dëgjuar dhe e kam kundërshtuar që ta bëjë këtë gjë. I jam përgjëruar shumë herë bashkëshortit tim që most a prekë me dorë. I kam thënë vere dorën në zemër nëse ke dhe ti motër, të lutem, të përgjërohem. Nuk i jam përgjëruar për asnjë gjë, por për atë gjë i jam përgjëruar.

Ardit Gjebrea: I je përgjëruar më shumë për motrën sesa për vete?

Fetije: Po, i jam përgjëruar që të shkojmë e ti thotë të lutem mos e prek me dorë. Motra ime nuk fliste, e mbante përbrenda, ndërsa unë shprehesha të paktën. I jam përgjëruar të shkoj ta shoh dhe mamin se ka qenë shumë e sëmurë sepse nuk më linte ta shikoja. Mamin e kisha vetëm 20 minuta në këmbë, kaq afër e kisha. Vetëm një herë në muaj duhet të shkoja ta takoja mamin sepse një nuse me adet e shikon mamanë një herë në muaj.

Ardit Gjebrea: Ti nuk je më me bashkëshortin?

Fetije: Jo nuk jam.

Ardit Gjebrea: Po motra jote?

Fetije: Jo as ajo nuk është.

Ardit Gjebrea: Kush u nda e para?

Fetije: Motra një ditë më shkruan mesazh, ishte në Itali. Vitin e dytë të martesës sime motra ka ikur në Itali në emigrim për të punuar me bashkëshortin dhe sot e kësaj ditë atje është. Punon, ka një partner të mrekullueshëm që e do dhe e respekton dhe e mbështet maksimalisht, është shumë e shëndetshme dhe ka ndryshuar tërësisht.

Më çon një mesazh dhe më thotë të lutem ndahu ti se unë nuk kam guxim. Vetëm ta mendonte fjalën ndarje, nuk e di se çfarë mund t’i ndodhte. Unë marr guximin, ditën që unë bëj dy vite martesë më 25 Shtator, ish-bashkëshorti im më thotë, kam një dhuratë për ty, e pyeta se çfarë dhurate. Tha dua të marr një vajzë më të re se ty, ndërkohë që unë isha vetëm 21 vjeç. Dhuratë sipas bashkëshortit tim që unë do torturohesha duke e parë atë që kishte një femër tjetër në krah, ndërkohë që unë isha me të në shtëpi, të merrte një nuse të dytë. /tvklan.al

MË TË LEXUARAT

To Top