Rozë

”Kur do ia bësh bam me Albanin ti?”/ Këngëtarja e njohur shqiptare jep përgjigjen epike: Zhurmën time do dëgjoni ju

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha ndonëse fillimisht e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre, tani dalin hapur krah njeri-tjetrit.

Edhe pse nuk “fshihen” më nga publiku, çifti vazhdojnë të tregohen të rezervuar sa i përket marrëdhënies së tyre duke mos dhënë më tepër detaje se çfarë plane kanë.

Dhe sa më të rezervuar ata janë aq më shumë kuriozë bëhen ndjekësit për romancën e tyre.

Së fundmi, këngëtarja zhvilloi një intervistë të vogël me ndjekësit në Instagram teksa u pyet: Kur do ia bësh edhe ti ‘bam’ me Albanin?”, referuar datës se kur ata do shkojnë në altar.

Ndërsa Çiljeta Xhilaga iu përgjigj: Ja do dalim të shtimë në top, po e dëgjove zhurmën jemi ne.

MË TË LEXUARAT

To Top