Një nga deputetët e listave të opozitës së larguar nga parlamenti, Kostaq Papa, njësoj si ajo e “kaparatës”, u bë i famshëm pas një fjalimi në parlament.
Ai u mburr për flokët kaçurrel që ka pasur dikur, si dhe sepse u jepte femrave uiski në vend të ujit.
“Të gjithë duhet të jemi xhentëlmen me që kanë ndodhur disa gjëra lidhur me femrat, periudhën e kaluar.
Femrave duhet ti kërkojmë ndjesë edhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha edhe kaçurrelat, por kur kisha edhe paratë, kanë pirë më shumë uiski, apo pije të mira sesa ujë”, ishte një pjesë e fjalimit të tij në parlament i cili bëri xhiron e rrjetit.