Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur ser askush nuk mund ta ndalojë njësonë speciale të shkojë në veri të Kosovës.
Komentet Kurti i bëri pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Prishtinë, ku ka thënë se vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje do të fillojnë zbatimin nga 1 shtatori dhe se s’do të ketë më shtyrje.
Lidhur me këtë, Kurti u zotua se nëse gjendja e sigurisë në veri të vendit bëhet shqetësuese do të reagojnë institucionet e Kosovës.
“Jam takuar me gjeneralin Ferenc Kajari, po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri.
Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, tha Kurti në një intervistë për Al Jazeera.