Banorët kanë bërë sërish nominimet e tyre gjatë emisionit të së premtes në Big Brother Vip.
Secili prej tyre ka thënë dy emra dhe arsyet pse dëshiron t’i shohë jashtë shtëpisë dhe në përfundim ishin katër të nominuar. Bëhet fjalë për Monikën, Ilirin, Sarah dhe Graniti.
Ky i fundit ishte një nga personazhet që ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të raporteve të tij me Fifin dhe spekulimeve se ai ka një lidhje jashtë shtëpisë.
Madje gjatë emisionit, atij i erdhi një mesazh nga vajza për të cilën ka thënë se e dashuron ende dhe pas kësaj ai u shfaq i prekur.
’Jam e lën duar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk I jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interest ë ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk bëjnë lojra’’, shprehej ajo në një letër.
Pas kësaj Graniti reagoi i përlotur dhe tha se do të kishte shumë dëshirë ta takonte, por Arbana tregoi se ajo nuk kishte pranuar të vinte në program.
Ndërkohë, i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother ishte Arditi, i cili këtë herë u largua përfundimisht nga gara, pasi herën e parë ishte kthyer falë biletës vajtje-ardhje.