Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Naftali Bennett që të ndërmjetësojë në bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Kërkesa u bë gjatë një bisede telefonike midis dy liderëve të premten, sipas ambasadorit të Ukrainës në Izrael, Yevgen Korniychuk.
Një zyrtar izraelit i cili foli në mënyrë anonime për New York Times konfirmoi se kërkesa ishte bërë.