Për Kledi Bahitin me sa duket, dita e sotme do të mbahet mend gjatë, pasi sot u bë baba për herë të parë.
Kompozitori ka ndarë më ndjekësit një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë kështu emocionet e para me të gjithë.
“Melodia më e bukur e jetës”, ka shkruar Kledi krah fotos së bebit në llogarinë e tij. Pas publikimit të kësaj fotoje, të shumta ishin urimet qe Kledi mori nga ndjekësit duke e uruar atë për këtë moment unik të jetës së tij.