Rozë

Ky është mesazhi që i ka nisur burri i Oltës, Luizit: Nis vajzën sa të dalësh nga aty

Në rubrikën Big Love në Big Brother Olta sot është surprizuar nga bashkëshorti. Në mesazhin e dërguar ai ka shkruar:

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe v des për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”

Kohët e fundit marrëdhënia mes Oltës dhe Luizit ka ndryshuar shumë. Përveçse të dy lojtarë të fortë dhe kundërshtarë të përbetuar, ata po flasin edhe sinqerisht me njëri tjetrin.

Duke e parë Oltën të mërzitur, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Luizi i është afruar. Ajo i ka shprehur se ka diçka për t’i thënë dhe ai i ka kërkuar të shkojnë të flasin në lavanderi. Të dy kanë folur gjatë në lidhje me debatin që patën gjatë spektaklit, ku këngëtari e akuzoi aktoren se përkujdesjen ndaj tij ajo e bëri për lojë.

Më herët Olta ka qarë në lavanderi dhe ka kërkuar të dalë nga Big Brother Vip pas gjendjes së rënduar psikologjike, të cilën ia ka treguar Armaldos.

MË TË LEXUARAT

To Top