Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 mësuesi mirditor Gjon Kola.
Lajmin e bën të ditur gazetari Gjergj Marku, i cili shkruan se Kola ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen.
Kola ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë pas dhimbjen për të gjithë familjarët e të afërmit, por edhe për të gjithë brezat e nxënësve që morën dije prej tij.
Postimi i plotë i gazetarit
COVID shuan mësues Gjonin!… Mësuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dalë luftës ndaj Covid-19, që e kishte zënë prej disa kohësh. Ai ndërroi jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë, duke lënë në pikëllim familjen e tij të dashur, të afërm, kolegë dhe miq të panumërt.
Gjoni do të mbahet mend si mësuesi i përkushtuar dhe veprimtar shoqëror tepër aktiv, njeri i besës dhe i fjalës së drejtë, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshëm.
Mua më ka rënë ta njoh që para ’90-s në një pritje unike që më ka bërë me një grup studentesh të arteve nga Tirana, atje në kullën e tij bujare e mikpritese në Ndershenë të Oroshit, ku dhe ka lindur. Qofsh i bekuar mësues Gjoni edhe në atë jetë!