Dibra është qarku më me pak të infektuar aktivë me koronavirus në Shqipëri. Aktualisht ku qark i cili renditet në listën e verdhë numëron 125 qytetarë pozitivë me Covid-19.
Por në dy ditët e fundit edhe ky qark ka shënuar një rritje të papritur duke regjistruar 21 raste të reja. Qytet më problematik në këtë qark është Mati i cili ka regjistruar 13 raste të reja përgjatë të dielës dhe hënës që lamë pas, përkatësisht nga 6 dhe 7 raste.
Bulqiza nga ana tjetër ka një numër minimal rastesh të reja me 1 ose 2 infeksione të reja ditore.
Ndërkohë qarku me më shumë të infektuar që listohet në zonat e kuqe është Tirana, nisur kjo edhe nga numri i lartë i popullsisë.
Tirana numëron 5851 raste aktive, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme regjistroi 222 raste të reja.