Një përgjigje e shkurtër: Kur drita e Diellit arrin në atmosferën e Tokës shpërndahet nga gazet dhe grimcat e ajrit në të gjitha drejtimet. Drita e kaltër shpërndahet më shumë se ngjyrat e tjera pasi që ka gjatësi më të vogël. Pikërisht kjo është arsyeja pse shumicën e kohës qielli duket i kaltër.
Është e lehtë të shohim se qielli është i kaltër. Por a e keni menduar ndonjëherë pse?
Shumë njerëz tjerë të mençur e kanë menduar këtë. Dhe u desh kohë e gjatë për ta zbuluar pse.
Drita që vjen nga Dielli duket e bardhë, por në të vërtetë përbëhet nga të gjitha ngjyrat e ylberit. Kur drita e bardhë kalon përmes një prizmi, ajo zbërthehet në gjitha ngjyrat e saj.
Ashtu si energjia që kalon përmes oqeanit, edhe energjia e dritës udhëton në valë. Disa nga dritat udhëtojnë në valë të shkurtra, “të ndryshueshme”. Disa tjera udhëtojnë në valë të gjata dhe “dembele”. Valët e dritës së kaltër janë më të shkurtra se valët e dritës së kuqe.
Drita udhëton në një vijë të drejtë nëse nuk pengon diçka dhe i bën një nga këto gjëra:
e reflekton atë (pasqyra p.sh)
e përkul (prizmi p.sh)
ose e shpërndan atë (p.sh. molekulat e gazrave në atmosferë)
Sa më afër horizontit, ngjyra e kaltër e qiellit vjen duke u zbehur në të kaltër të çeltë ose në të bardhë. Rrezet e Diellit që arrijnë më afër horizontit kanë kaluar nëpër ajër më shumë sesa rrezet e Diellit që ndodhen më lartë. Derisa rrezet e Diellit që kanë kaluar nëpër gjithë këtë ajër, molekulat e ajrit e kanë shpërndarë dritën e kaltër shumë herë dhe në shumë drejtime.
Po ashtu, edhe sipërfaqja e Tokës ka reflektuar dhe shpërndarë dritën. E gjithë kjo shpërndarje i përzien ngjyrat përsëri, prandaj shihet më shumë e bardha dhe më pak kaltra.
Çka e bën perëndimin e Diellit të duket i kuq?
Derisa Dielli “ikën” nga qielli, drita e tij duhet të kalojë nëpër më shumë atmosferë për të arritur tek ju. Drita e kaltër tashmë shpërndahet më shumë, duke lejuar që drita e kuqe dhe ajo e verdhë të dominojnë më shumë drejt syve tuaj.
A e kanë edhe planetët tjerë qiellin e kaltër?
Kjo varet nga ajo që çka ka në atmosferë. Për shembull, Marsi ka një atmosferë shumë të hollë të përbërë kryesisht nga dioksidi i karbonit dhe të mbushur me grimca të imëta pluhuri. Këto grimca të imëta shpërndajnë dritën ndryshe nga gazrat dhe grimcat në atmosferën e Tokës.