Çifti i njohur i showbizit, Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë rrëfyer së fundmi historinë e tyre të dashurisë.
Në fillim, Egli tregoi se ka qenë një fanse e Olsit me rolet e tij ndërsa ky i fundit tha se kishte interes për të dhe se i janë dashur 8 muaj për ta bërë për vete.
“Kemi ndenjur rreth 8 muaj njohje. kemi dalë për rreth 2 muaj dhe pastaj qëlluam sezon vere, dhe do ta bënte një dorë jetë.”, tha Egli ndërsa Olsi shtoi: “Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt”.
Duke folur se si e pritën prindërit lidhjen e tyre, Egli tha:
“Me thënë të vërtetën, kur e mori vesh që ne kishim diçka bashkë nuk është se u lumturua shumë. qe pak skeptik sepse duke qenë se personazh publik ndodh ajo që the ti, që përfitojnë pak nga dashamirësia e vajzave. Tani ai bën be në kokë të Olsit”.