Ilir Nerguti, ef ektiv në Dre jtorinë e Pol icisë Tiranë, i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Halit Valteri, përmes një statusi në Facebook.
“Prehu ne paqe miku im , sot ne humbem nje mik te mire , koleget nje profesionist ne detyren qe mbante dhe Shteti humbi nje njeri te madh. Krenar per cdo dite qe kemi biseduar dhe keshillat e tua do jene te vlefshme gjithe jetes. Do te kujtojme gjithmone Komandant Ilir Nerguti”, shkruan Valteri.
Mësohet se Nerguti ishte shtruar prej ditësh në spital, pasi ishte prekur nga koronavirusi, ndërsa është babai i dy fëmijëve.
Gjithashtu mësohet se para 2 javësh viktima ka humbur babain, i cili po ashtu ishte infektuar me COVID-19, ndërsa ishte i shtruar tek “Infektivi”.