Leximi

La Kishën dhe nuk do të jetë më prift/ 52-vjeçari ka rënë në dashuri: Kjo është dëshira ime





Një peshkop spanjoll i njohur si ultra-konservator dhe është larguar nga besimi për të qenë pranë të dashurës së tij të re, autore e di vorcuar romanesh, shkruante në një prej titujve britanikja Daily Mail.

52 vjeçari Xavier Novell, njoftoi muajin e kaluar se po largohej nga profesioni si peshkop i Solsona në rajonin Katalunja për arsye “kategorikisht personale”.

Dhe mediat vendase zbuluan se arsyeja e dorëheqjes së Novell ishte dashuria për Silvia Caballol, nënë e divorcuar e dy fëmijëve.

Novell raportohej se “kishte rënë në dashuri” dhe dëshironte të bënte “gjënë e duhur”. 38 vjeçarja Caballol, është shkrimtare novelash erotike me personazhe “të zotëruar nga demonët e epshit”, çka ka shkaktuar shumë kontestime mes ish-kolegëve të Novell.





MË TË LEXUARAT

To Top