Lajme

La plehrat te dera e pallatit/ Komshinjtë shkojnë ia vendosin mbi makine gazetarit, Artur Zheji

Gazetari Artur Zheji është përballur me një suprizë të pakëndshme në qytetin bregdetar të Sarandës.Qesen e mbeturinave që e kishte lënë te dera e pallatit e ka gjetur mbi automjetin e tij.

360 gradë" nga Artur Zheji - "Shqipëria në mes të konspiracionit dhe të  vërtetave" - YouTube

Për shkak se nuk i ka dërguar në vendin e duhur, në koshat që janë caktuar nga pushteti vendor, mbeturinat kanë përfunduar mbi “Range Rover”-in e tij, ashtu siç shihet në foton e mëposhtme të siguruar nga CNA.al.

Kjo nuk është hera e parë që personazhe publike dhe që duhet të jenë shembull për të tjerët kapen mat duke bërë gabime të pafalashme. Me siguri tani Zheji e ka marrë leksionin nga banorët e pallatit ku po pushon në Sarandë dhe ai s’do e përsërisë më herë tjetër.

Sepse është e pafalshme dhe e pamoralshme që një gazetari i tillë të arrijë deri këtu sa të lërë qesen e mbeturinave te dera e pallatit.

Kur personazhe publike që dalin në ekran e bëjnë moral 24 orë dhe kur vjen puna shkelin të parët rregullat, si i bëhet kësaj?

MË TË LEXUARAT

To Top