Rozë

La vetëm Pajtimin dhe u kthye në ”Big Brother”/ Arjola degjeneron keq Arbërin

Si rrjedhojë e nominimit, Dj PM dhe Dj Dagz u larguan nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” si më pak të preferuarit e publikut.

Megjithatë, “Vëllai i Madh” planifikoi që të rihapte një televotim, ku më i preferuari midis dy DJ-ve do të rikthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si një konkurrent i vetëm.

Edhe pse dy miqtë hezituan herë pas here për të mos u ndarë nga njeri-tjetri, publiku e riktheu DJ Dagz në garë. Mëngjesin e sotëm, gjatë një bisede me Arjolën, Arbri ka diskutuar lidhur me planin e paramenduar me Pajtimin dhe se duhet të lejë shtëpinë.

“Ne e kemi pas një muhabet non-stop që kur të dalim prej ktu, do dalim të dy bashkë dhe do na presin gjërat të dy jashtë. Ne hymë e si PM and Dagz dhe karrierën jashtë duam ta vazhdojmë si PM and Dagz.”

“Unë mendoj që ti duhet të rrish”,-i thotë Arjola. “Unë me PM e kemi diskutuar që nëse dalim do të dalim të dy edhe na presin gjëra jashtë sëbashku”,-tha Dagz.

“Nëse ti del ke për të thënë pastaj pse unë nuk qëndrova dhe pak se tek e fundit kjo është një lojë”,-tha Arjola.

Ndërkohë, largimi i DJ PM është përjetuar plot emocion nga banorët, kryesisht Sarah, me të cilën kishte krijoi një lidhje romantike.

M'ka marr malli me i zgju në mëngjes”, Arjola Demiri nuk i mban lotët

MË TË LEXUARAT

To Top