Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka folur për eksperiencën më të re në Shqipëri duke lënë edhe Zvicrën për politikën.
E ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24, Garo thotë se vendimi për t’u rikthyer në Shqipëri e ka marrë së bashku me bashkëshortin, teksa thotë se në PD ka gjetur njerëz shumë mikpritës dhe mendjehapur.
FLORIANA GARO: Shiko jam ndjerë shumë mirë. E kam marrë me emocion, se jam natyrë e përgjegjshme. Jam ndier shumë mirë, ndoshta më ka ndihmuar eksperienca në media. Ekipi me të cilin unë punoj aty është i mrekullueshëm. Njerëz shumë mikpritës, mendjehapur. Më kanë dhënë rehati dhe informacion që më është dashur.