Ka degj eneruar debati mes Robert Aliajt dhe Laert Vasilit në emisionin Opinion në Tv Klan ku diskutohej për përfshirjen e artistëve në politikë.
Aktori Laert Vasili e quajti “estradë” pjesëmarrjen e Robert Aliajt nëpër pa nele televizive, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk paguhet nga politika.
Laert Vasili: Bashkë me prindërit e mi kemi udhëtuar nga Athina për të ardhur në Tiranë për të kryer detyrimin tonë qytetar. Kemi hedhur votën dhe jemi kthyer.
Blendi Fevziu: Ja Bert, ky është detyrim qytetar. Robert Aliaj: Estrada.. Kjo është estrada se tani është modernizuar, nuk i kanë më të shkretët humoristat estradë…
Laert Vasili: Jo zotëri, estradë është ajo që bën ti nëpër juri të ndryshme ku paguhesh me çeqe shumë të larta dhe tani i jep mend shqiptarëve dhe u thua…
Robert Aliaj: Unë s’paguhem për të qenë në radhë politike edhe për t’i lëpirë byth*n miletit, por paguhem pikërisht për atë që them unë, të ndërgjegjësoj njerëzit, dhe kjo është forca ime.
Laert Vasili: Gjuhë prej rrugaçi. Robert Aliaj: Unë nuk jam përdorur ndonjëherë në politikë, unë kam qenë vazhdimisht në jetën time i angazhuar artistikisht duke bërë si artist art politik shumë të angazhuar. Unë nuk bëj dot foto kartolina në këmbim të një ryshfeti.