Rozë

Lajm i bukur! Afërdita Dreshaj bëhet nënë për herë të parë, ka lindur djalë





Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale.

Afërdita Dreshaj shtatzënë për herë të parë/ Zbulon gjininë e fëmijës me  videon emocionuese | CNA.AL

Afërdita ka publikuar një foto nga spitali, ku shihet së bashku me bashkëshortin duke përqafuar djalin e porsalindur.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar Afërdita krahas fotos. Të njëjtin imazh ka publikuar edhe Jakub, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpë rthejnë”. E motra e modeles, Jehona ka reaguar e entuziazmuar me ardhjen në jetë të nipit të saj.

“U bëra me nip për herë të dytë në më pak se një javë! Zemra ime është e mbushur plot! Urime Afërdita dhe Jakub”, ka shkruar ajo. Ndërkohë, kujtojmë që Afërdita u bë hallë pak ditë më parë, pasi vëllai i saj u bë baba i një djali. Ajo tregoi se bebushi u quajt Martin.

Tregon më në fund barkun: Si duket Afërdita Dreshaj në muajin e shtatë! –  Revista Bordo





MË TË LEXUARAT

To Top