Aktorja e njohur e telenovelave, Fernanda Castillo është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe i fejuari i saj, Erik Hayser, janë bërë prindër të një djali, të pagëzuar me emrin Liam.
Ka qenë vetë aktorja që ka publikuar gjurmën e këmbës së bebes, duke treguar edhe datën e lindjes së tij.
“Liam Hayser Castillo, 19/12/2020 #Somostres”. Pak javë më parë, 38-vjeçarja zbuloi edhe emrin e djalit të saj.