Rozë

Lajm i bukur! Dy aktorët e njohur turk do të bëhen prindër për herë të dytë

Çifti turk Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen prindër për herë të dytë. Fahriye është në javët e fundit të shtatzënisë dhe sot ka postuar fotot e para me barkun e rrumbullakosur.

Osmani do bëhet baba për herë të dytë,

“Edhe pak ka mbetur nga bashkimi”, shkruan aktorja, duke treguar kështu se mezi pret momentin kur ta marrë në krahë bebin.

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen, u njohën në xhirimet e serialit “Çalikusu” në vitin 2013, miqësi kjo që me kalimin e kohës u kthye në dashuri. Çifti u martua në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019 ata u bekuan me ardhjen në jetë të të birit, Karan.

Burak Özçivit u bë një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar me rolin e tij në serialin turk “Osmani” në Tv Klan.

Osmani do bëhet baba për herë të dytë,

MË TË LEXUARAT

To Top