Rozë

Lajm i bukur! Prezantueses shqiptare i propozon për martesë live deputeti te Rudina: Jam shumë e lumtur!

Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha dhe politikani Indrit Hoxha. Ata kanë dalë për herë të parë bashkë në ekran dhe kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre.

Çifti ka treguar se janë njohur gjatë protestave të PD-së në vitin 2015 kur Indriti ishte shoqëruar në pol ici tek Konë Tiranë së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.

Kaluan dy vite pas njohjes së tyre në protestë dhe Indriti ishte mjaft këmbngulës për t’u njohur me Fabiolën, ndërkohë që ajo nuk i kushtonte shumë rëndësi. Ai ka shkuar tek lokali i Klanit dhe e takoi atë për herë të parë pas protestave dhe nga ajo kafe ka lindur dhe historia e tyre e dashurisë.

Ata prej 3 vitesh kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, por Fabiolës ende nuk i kishte ardhur asnjë propozim për martesë deri në momentin që Indriti e kam marrë atë të vallëzoje mes studios së Rudinës dhe është ulur në gjunjë me një unazë në dorë. Fabiola është emocionuar shumë dhe e ka përqafuar atë. Ajo ëshë shprehur se nuk e ka pritur që kjo gjë të ndodhte dhe se ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë.

MË TË LEXUARAT

To Top