Lajme

Lajm i bukur! Thyen rekordin botëror, 26-vjeçarja sjell në jetë nëntënjakë





Një grua 26-vjeçare nga Maroku me emrin Halima Cisse ka lindur nëntë fëmijë. Ajo ka thyer rekordin botëror të vendosur nga “Octomum”, në vitin 2009 nga Nadya Suleman.

Të gjitha fëmijët e saj peshonin nga 500 deri në 1 kilogramë dhe sipas mjekëve duhet të qëndrojnë për rreth dy muaj aty derisa të shërohen plotësisht nga të gjitha problemet shëndetësore.

Sipas nënës së foshnjave, e gjitha kjo ishte një tr onditje pasi mjekët në fillim nuk i kishin treguar se do të lindtë nëntë fëmijë, por shtatë.

“Ishte një tron ditje e plotë kur kuptova se do kisha nëntë foshnja, sepse mendova se do ishin shtatë. Isha shumë e vetëdijshme për atë që po ndodhte dhe më dukej sikur kishte një rrjedhë pafund foshnjash që dilnin prej meje. Motra ime po më mbante dorën, por gjithçka që mund të mendoja ishte se si do të kujdesesha për ta dhe kush do të më ndihmonte?”, ka treguar 26-vjeçarja.





MË TË LEXUARAT

To Top