Detaje të reja janë zbardhur ditën e djeshme për disa shqiptarë që priten të nxirren nga kampi në Siri. Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi ka bërë me dije se një nga fëmijët që do të shpëtohet është edhe vëllai i Alvin Berishës, të miturit që u shpëtua nga kampi Al-Hol kohë më parë, e që preku gjithë zemrat e shqiptarëve.
Ai shtoi gjithashtu për Abcnews se dyshohet se edhe nëna e Alvinit mund të jetë gjallë. Ajo është pla gosur kohë më parë dhe sipas tij është e sigurt që deri në mars ka qenë në spital, por nuk dihet nëse i ka mbijetuar p la g ëve.
Vëllai i Alvinit, Bunjamini është 4 vjeç dhe mbahet nga një familje shqiptare, e cila pritet që të kthehet shumë shpejt.
Elezi tha:
Bunjamini vëllai i Alvin Berishës afër katër vjeç është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai është djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj, i cili është v r arë. Gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është pla gosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.