Prurjet e shumta te lumit Vjosa gjatë natës kanë bërë që në orët e para të mëngjesit të së premtes të dali nga shtrati lumi Vjosa dhe të përmbysë pazarin e kafshëve poshtë urës së Mifolit.
Sipas kreut te Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, niveli i lumit deri kë këto momente është 6.5 m mbi nivelin e detit, dhe prurjet vazhdojnë.
Duhet të bëjnë kujdes familjet që ndodhen me banesa afër lumit dhe në qoftë se vijon të ketë prurje dhe niveli të rritet akoma rrezikohen për mbytje më masive. Kuota maksimale e cila sjell përmbytje masive është deri në 8 m mbi nivelin e detit.