Lajme

Lajm i fundit/ Rekord i zi në Shqipëri: Covid-19 merr edhe 5 jetë dhe mbi 150 raste të reja

Dita e sotme ka shënuar rekord të shifrave të të infektuarish, ku nga 643 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 154 persona.

Koronavirus, shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri, vdes 71 ...

Gjithashtu nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me koronavirusin 5 persona.

Të shtruar në të dy spitalet COVID janë 114 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Shqipëri, 82 raste të reja me COVID-19

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri rritet numri i personave të infektuar me koronavirus ...

MË TË LEXUARAT

To Top