Ditën e fundit, ka patur spekulime në lidhje me gjendjen shëndetësore të nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili është infektuar me koronavirus.
I pyetur lidhur me këtë çështje, Petrit Vasili ka thënë se ndihet mirë. Më konkretisht, përgjigja e nënkryetarit të LSI-së ishte:
“Jam top fare“
Përveç Petrit Vasilit, një numër politikanësh të lartë janë infektuar me Covid-19 në Shqipëri, ku përfshihen Blendi Klosi, Damian Gjiknuri dhe Belinda Balluku.