Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë Zamira Kita ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Bashkë me të është infektuar dhe bashkëshorti i saj. Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në banesë.
Ndërkohë, është vënë re mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest, aktivitet, i cili organizohet gjithmonë prej saj.
Të shumta kanë qenë komentet dashamirëse në profilin e saj në Facebook.