Masat anti-COVID, Italia mbyll kufinjtë me Shqipërinë. Vendimi në fuqi nga nesër dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor. Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.
Shqipëria renditet në listën E të vendeve me rrezikshmëri, sipas MSH. Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Lajmi konfirmohet për Ora News nga ministria italiane e Shëndetësisë.