Në Kishën e Shën Sofisë monument kulture kategori e I, në lagjen “Kala” Berat kanë filluar ndërhyrjet restauruese.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat bën të ditur se “ndërhyrja konsiston në restaurimin e strehëve të çatisë së kishës , konkretisht në elementët drusorë të dëm tuar”.
“Muratura aktuale nuk ka gjurmë të prezencës së ndonjë portiku siç është karakteristik zakonisht për kishat e kësaj periudhe”, shprehet DRTK.
Kisha e Shën Sofisë ndodhet në brendësi të rrethimit të kalasë së Beratit përgjatë itinerarit turistik që të çon në muzeun Onufri.
Bëhet fjalë për një teknikë ndërtimi relativisht të vonë në kohë, që ashtu si në muraturën e kishës së Envagjelistrës mund të datohet rreth mesit të shekullin e XIX.