Pala grek njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.
Sot, grekët njoftojnë se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vak sinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).
Në çdo rast, testet anticovid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.