Që nga data 1 korrik, pra nesër, hyn në fuqi Rregullorja e re e punësimit në Gjermani. Për këtë ambasada gjermane në Tiranë ka nxjerrë njoftimin e posacëm për kriteret që do të ndiqen nga shtetasit e Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria.
“Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Njoftimi i plotë:
Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim
Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.
Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty.
Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit.