Siç ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme, partnerët në çift nga vendet jashtë BE-së, dhe të pamartuar nga e hëna mund të udhëtojnë sërish në Gjermani.
Kusht për këtë lehtësim në udhëtimin në Gjermani është sipas të dhënave të ministrisë një partneritet afatgjatë.
Ky do duhet të provohet përmes një banese të përbashkët të mëparshme jashtë apo përmes takimeve personale të mëparshme në Gjermani, që duhet të vërtetohen.
Krahas dokumenteve të udhëtimit, që duhet të provojnë takimet e mëparshme, duhet paraqitur një ftesë e partnerit që jeton në Gjermani dhe një deklaratë e përbashkët e nënshkuar për ekzistencën e marrëdhënies në çift.