Kombet e Bashkuara vlerësojnë se anijet e para të ngarkesave me grurë mund të largohen nga portet ukrainase në Detin e Zi që nga sot.
Koordinatori i OKB-së për ndihmën humanitare Martin Griffiths tha sot nga Nju Jorku se tashmë ka anije të ngarkuara gati për të lundruar.
Ai tha se aktualisht janë duke u finalizuar koordinatat e sakta të rrugës që duhet ndjekur, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së.
Marrëveshja e nënshkruar të premten e kaluar në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e Ukrainës lehtësoi shqetësimet rreth rr ezi kut të një krize globale ushqimore.